Qeveria e Republikës së Kosovës, ka zhvilluar sot mbledhjen e radhës në formë elektronike në të cilën ka miratuar tri vendime.
Kështu ka bërë të ditur Zyra e Kryeministrit përmes një komunikate për media.
Vendimi i parë ka të bëjë me Programin për Mbrojtjen e Konsumatorëve të Cenueshëm të Energjisë Elektrike për periudhën 2023-2024, i cili u prezantua sot gjatë ditës.
E dyta ka të bëjë me kërkesën e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit për ndarje të mjeteve buxhetore në vlerë prej 2,500,000 € (dy milionë e pesëqind mijë euro) për zbatimin e Masës 4.3 – Mbështetja e Kulturës dhe Sportit të Pakos së Ringjalljes Ekonomike, përkatësisht për mbulesën e shumës së garancisë për cedimin e të drejtave ekskluzive të Komitetit Ndërkombëtar të Lojërave Mesdhetare për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030, në rast se kandidatura e Kosovës shpallet e suksesshme për mirëpritjen e Lojërave Mesdhetare, Prishtina 2030.
Si dhe vendimi i tretë ka të bëjë me Programin për zbatimin e Strategjisë së Energjisë së Kosovës për periudhën 2022-2025. /Arbresh.info/
Moti i keq dhe përmbytjet në SHBA, të paktën 8 viktima në Ke...
Çfarë do të thotë nëse çdo natë ju del gjumi në këtë orë?
Deputetja britanike uron 17-vjetorin e Pavarësisë: Kosova, n...
Artmotion: Gjuha e komentatorit Lokaj ka qenë krejt e pavend...
Zhduket gjuha shqipe nga tabelat në autostradën Shkup-Tetovë...
Maignan pranë rinovimit me Milanin