Qeveria e Kosovës ka mbajtur mbledhje në mënyrë elektronike, në të cilën ka miratuar disa vendime.
Në njoftimin për media të Qeverisë thuhet se një prej këtyre vendimeve është edhe ai për rialokimin e mjeteve në shumë prej 577,900.00 € në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit për zbatimin e Programit “Masat Preventive, Intervenime Emergjente nëpër komuna të ndryshme”.
Gjithashtu, është marrë vendim edhe për shpronësimin e pronave të paluajtshme ish-shoqërore, në Suharekë.
“Vendimin përfundimtar për shpronësim për interes publik i pronave të paluajtshme ish-shoqërore: P. Sh IGK “Ballkan”; Njësia Damper, (ish Kampi “Casablanka”); për nevoja të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës, në Komunën e Suharekës”, thuhet në njoftim.
Qeveria ka ndërmarrë vendim edhe për shpronësim të pronave në Zubin Potok dhe Leposaviq.
“Vendimin përfundimtar për shpronësim për interes publik i pronave të paluajtshme të pronarëve dhe zotëruesve të interesit, të cilat preken nga realizimi i “Projekteve Infrastrukturore për Interes Publik”, në Komunën e Leposaviqit dhe Komunën e Zubin Potokut, në pajtim me aktgjykimet e plotfuqishme të gjykatave të Republikës së Kosovës”, theksohet në njoftim.
Qeveria, gjithashtu, ka miratuar vendimin për të kërkuar nga Presidentja e Republikës së Kosovës dhënien e autorizimit Ministrit të Financave, Punës dhe Transfereve për nënshkrimin e Marrëveshjes së Kredisë ndërmjet Republikës së Kosovës, e përfaqësuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim, për Projektin “Edukimi në Fëmijërinë e Hershme dhe Kujdesi për Kapitalin Njerëzor të Kosovës”.
“Vendimin për të kërkuar nga Presidentja e Republikës së Kosovës dhënien e autorizimit Ministrit të Financave, Punës dhe Transfereve për nënshkrimin e Marrëveshjes së Kredisë ndërmjet Republikës së Kosovës, e përfaqësuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim, dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim për Projektin “KOMPAS – Qasja Gjithëpërfshirëse e Kosovës për Forcimin e Sistemit të Shëndetësisë””, thuhet në njoftim.
20 vjet nga cunami që solli vdekjen e 230 mijë personave, fa...
“Mos gënje”, “mashtruese”, plas debati mes Xhenetës dhe Sarë...
Guardiola tregon se ku dështoi City ndaj Evertonit
Çmimet 2 herë më shtrenjtë se në 2013, Berisha: Shqipëria e ...
Kurti mori pjesë në ceremoninë e fundvitit të organizuar nga...
Juventus po planifikon ta transferojë yllin e Dortmundit