Google ADS

Qeveria mban mbledhje, miraton Projektligjin për Tatimin në Pronën e Paluajtshme

20:54 | 31 Mars 2023
K.B

Qeveria e Kosovës këtë të premte në mënyrë elektronike ka mbajtur mbledhjen e 137-të.

Në këtë mbledhje qeveria ka miratuar tri vendime, ku prej tyre është edhe Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin për tratimin në pronën e paluajtshme, shkruan Arbresh.info

Vendimet e marra nga kjo mbledhje:

– Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr. 06/L-005 për Tatimin në Pronën e Paluajtshme. Qëllimi i këtij Ligji është të sigurojë progresivitet të shkallës tatimore, lirim tatimor për vendbanimin parësorë dhe tokat bujqësore, faljet tatimore për vitin tatimor 2023 dhe rregullat kufizuese për aplikimin e detyrimit tatimor, dhe interesit.

– Vendimin për ndryshimin dhe plotësimin e Vendimit të Qeverisë Nr. 03/111 të datës 7 dhjetor 2022.

– Vendimin për ndryshimin dhe plotësimin e Vendimit të Qeverisë Nr. 01/23, të datës 8 prill 2020.

– Vendimin për miratimin e Programit Kombëtar për Integrim Evropian 2023-2027.

Programi është dokumenti kryesor Strategjik i Republikës së Kosovës për zbatimin e reformës për integrim në Bashkimin Evropian, i orientuar kah adoptimi aquis së BE-së në legjislacionin kombëtarë dhe zbatimin e tij.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme