Qeveria e Kosovës ka mbajtur sonte mbledhje elektronike, në të cilën ka marrë dy vendime të rëndësishme.
Në komunikatën për media nga zyra e kryeministrit bëhet e ditur se vendimi i parë ka të bëjë me nënshkrimin e Marrëveshjes së Kredisë për projektin “Programi i Energjisë Solare I”.
Ndërsa vendimi i dytë parasheh ndarjen e tre milionë eurove shtesë për projektin “Rehabilitimi i Rrugëve Rajonale”.
“Miratuar vendimin për të kërkuar nga Presidentja e Republikës së Kosovës dhënien e autorizimit, Ministrit të Financave, Punës dhe Transfereve për nënshkrimin e Marrëveshjes së Kredisë ndërmjet Republikës së Kosovës e përfaqësuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) Sh.A. dhe KfË, Frankfurt am Main, për Projektin “Programi i Energjisë Solare I (Solar4Kosovo I) – Fotovoltaike”.-Ndarë 3 milionë euro shtesë për Projektin “Rehabilitimi i Rrugëve Rajonale”, njofton zyra e kryeministrit./Arbresh.info/
“Shkodra Elektronike” me “Zjerm” për...
Kurti e Nagavci sot lansojnë pilotimin e Programit të Kuponë...
Moti sot i vranët dhe me riga shiu
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër