Google ADS

Qeveria mban mbledhje elektronike, miraton dy vendime

17:14 | 23 Shkurt 2024
K.B

Qeveria e Kosovës ka zhvilluar sot mbledhjen elektronike, në të cilën ka miratuar listën e kandidatëve të propozuar për tre anëtarë të Bordit të Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale.

Listën e kandidatëve të propozuar për tre anëtarë të Bordit të Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale, si në vijim:

Habib Basholli;

Nasuf Mjekiqi;

Bahri Karaça;
Avdi Mjeku;

Hasan Preteni;

Kaltrinë Demiri.

Miratuar kërkesën e Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, për rritjen e kufirit të shpenzimeve në shumë prej 10 milionë euro për Projektin “Rehabilitimi i Linjës 10 Hekurudhore Fushë Kosovë – Han i Elezit”, nga fondet e huamarrjes klauzola e investimeve. Rritja e kufirit të shpenzimeve bëhet për mbulimin e obligimeve të projektit nga Kredia me Bankën Evropiane për Investime dhe nuk ndikon në tejkalimin e kufirit të deficitit sipas rregullës fiskale./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme