Qeveria mban mbledhje elektronike, merr një vendim

19:57 | 26 Korrik 2024
K.B

Qeveria e Republikës së Kosovës ka mbajtur sot një mbledhje elektronike, në të cilën ka ndryshuar dhe plotësuar vendimin e Qeverisë Nr.16/214 të datës 24 korrik 2024 për emërimin e Komisionit Ad hoc për Vlerësimin Profesional për Pranim për Pozitën e Kategorisë së Lartë Drejtuese për Sekretar të Përgjithshëm të Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve.

Siç njofton Zyra e Kryeministrit, me këtë plotësim ndryshim, kryesuese e këtij komisioni bëhet znj. Anita Kalanderi, Sekretare e Përgjithshme e Ministrisë së Drejtësisë, kurse anëtar Ilir Muçaj, Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës./Arbresh.info/

Të ngjashme