Qeveria e Kosovës ka mbajtur sot mbledhjen e radhës në mënyrë elektronike.
Zyra e Kryeministrit përmes një komunikate për media bënë të ditur se në këtë mbledhje është miratuar vetëm një vendim, që ka të bëjë me transferimin nga një nën-degë në tjetrën mbi ndarjet buxhetore, përcjell Arbresh.info.
“Qeveria e Republikë së Kosovës ka zhvilluar mbledhjen e radhës, këtë herë në formë elektronike, në të cilën ka miratuar vendimin për autorizimin e Ministrit të Financave, Punës dhe Transfereve që të aprovojë transferet nga nën-programi “Shpenzimet e Paparashikuara” në ndonjë nën-program tjetër në tabelën 3.1 dhe 4.1 të Ligjit Nr. 08/L-260 mbi Ndarjet Buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2024”, thuhet në njoftim./Arbresh.info
Kurti: Synim i Serbisë mbetet hakmarrja, Kosova duhet të jet...
Kancelari gjerman Scholz do të kandidojë për një mandat të d...
Vrau Martin Canin gjatë një sherri dhe plagosi shokun e tij,...
Rama uron ditën e Alfabetit të Gjuhës Shqipe
Analistët: Përdorimi i raketave të shpejta nga Rusia, sinjal...
Ndodh edhe puthja e shumëpritur mes Lelës dhe Leos