Qeveria mban mbledhje elektronike, merr këto vendime

17:26 | 8 Mars 2024
K.B

Qeveria e Kosovës ka mbajtur sot mbledhje në mënyrë elektronike.

Zyra e Kryeministrit njofton se në këtë mbedhje janë miratuar këto vendime:

Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr. 08/L-197 për Zyrtarët Publikë.

Vendimin për emërimin e Komisionit ad hoc për vlerësimin profesional për përzgjedhjen e Drejtorit Ekzekutiv në Agjencinë Antidoping, në këtë përbërje:

Xheladin Krasniqi, Ushtrues i Detyrës së Sekretarit të Përgjithshëm në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, kryesues;

Fadile Dyla, Sekretare e Përgjithshme në Ministrinë e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, anëtare;

Anita Kalanderi, Sekretare e Përgjithshme në Ministrinë e Drejtësisë, anëtare;

Taulant Balaj, Udhëheqës i Divizionit për Burime Njerëzore në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, anëtar;

Gëzim Murseli, ekspert i jashtëm, anëtar./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme