Qeveria e Republikës së Kosovës ka mbajtur mbledhje elektronike në të cilën ka aprovuar projektet kapitale si në vijim si projekte kapitale shumë-vjeçare.
Zyra e Kryeministrit bën të ditur se është miratuar vendimi për ndërtimin e stadiumeve në katër qytete, Pejë, Prizren, Ferizaj, Vushtrri.
Njoftimi plotë i ZKM-së:
Qeveria e Republikës së Kosovës ka mbajtur mbledhje elektronike në të cilën ka:
– Aprovuar projektet kapitale si në vijim si projekte kapitale shumë-vjeçare:
• Ndërtimi i Stadiumit të Qytetit në Pejë;
• Renovimi i Stadiumit “Përparim Thaçi” në Prizren;
• Ndërtimi i Stadiumit të Qytetit në Ferizaj;
• Renovimi i Stadiumit të Qytetit në Vushtrri;
• Renovimi i Galerisë Kombëtare.
– Emëruar Komisionin Ad hoc për Vlerësimin Profesional për Pranim për Pozitën e Lartë të Kategorisë Drejtuese: “Drejtor i Përgjithshëm në Drejtorinë e Përgjithshme të Akreditimit”.
– Emëruar Komisionin Ad hoc për Vlerësimin Profesional për Pranim për Pozitën e Lartë të Kategorisë Drejtuese: “Drejtor i Përgjithshëm në Agjencinë e Metrologjisë së Kosovës”.
– Miratuar nismën për lidhjen e Marrëveshjes së Financimit ndërmjet Republikës së Kosovës, e përfaqësuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve dhe Agjencisë Franceze për Zhvillim për Programin e Kredisë të Bazuar në Politika./Arbresh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...