Qeveria e Kosovës ka mbajtur sot mbledhje në mënyrë elektronike, në të cilën ka:
– Miratuar kërkesën e Ministrisë së Shëndetësisë për mbulim e plotë të shpenzimeve nga trajtimi mjekësor i personave me status të invalidit të luftës për qëllim të ndërrimit, mirëmbajtjes apo vendosjes së protezave jashtë institucioneve shëndetësore publike, kur këto të fundit nuk ofrojnë këto shërbime.
Ministria e Shëndetësisë në vitin e kaluar ka aprovuar një plan të veprimit për ngritje e kapaciteteve infrastrukturore dhe njerëzore në institucionet shëndetësore publike që këto shërbime të ofrohen në të ardhmen.
– Ndryshuar dhe plotësuar e listën e artikujve për përdorim të përbashkët që janë objekt i procedurës qendrore të prokurimit publik, e aprovuar sipas pikës 1 të Vendimit të Qeverisë Nr. 06/27 i datës 30.04.2020, i plotësuar dhe ndryshuar me Vendimin Nr. 07/140 të datës 26.04.2023 dhe me Vendimin Nr. 13/148 të datës 29.06.2023.
– Emëruar Komisionin ad hoc për vlerësimin profesional për përzgjedhjen e Drejtorit Ekzekutiv në Inspektoratin e Ministrisë së Drejtësisë, në këtë përbërje:
1. Anita Kalanderi, Sekretare e Përgjithshme në Ministrinë e Drejtësisë, kryesuese;
2. Venera Çerkini, Drejtore e Përgjithshme AZHB/MBPZHR, anëtare;
3. Xheladin Krasniqi, Ushtrues i Detyrës së Sekretarit të Përgjithshëm në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, anëtar;
4. Shenaj Hoxha, Ushtruese e Detyrës së Udhëheqëses së Burimeve Njerëzore, anëtare;
5. Egzone Osmanaj, Eksperte e jashtme, anëtare./Arbresh.info
Policia rrit masat e sigurisë në tërë Kosovën
Borrell jep paralajmërimin përfundimtar për luftën në Ukrain...
Vullneti ironizon banorët: Publiku e ka kuptuar nga Big Brot...
Alonso kërkon fitoren e tretë radhazi të Leverkusen
Vendoset gurthemeli i Shkollës së Mesme Profesionale në Podu...
32-vjeçari intervistohet nga policia për gjuajtje me armë zj...