Qeveria e Republikës së Kosovës, ka mbajtur mbledhje elektronike, ku me propozimin e Ministrisë së Shëndetësisë është miratuar vendimi për përjashtimin e nenit 3 të Ligjit për prokurimin publik në Republikën e Kosovës për negocimin e kontratës për sigurimin e vaksinave anti-COVID – 19.
Dokumenti i parë i shqyrtuar dhe miratuar nga kabineti qeveritar ka qenë Raporti i Punës së Qeverisë për periudhën qershor-dhjetor 2020.
“Në vazhdim është shqyrtuar dhe miratuar edhe Rregullorja për Rregullat dhe Mënyrën e Sjelljes së Vizitorëve në Hapësirat e Kompleksit Memorial “Adem Jashari” në Prekaz. Dy Udhëzime Administrative kanë marrë miratimin e Qeverisë, Udhëzimi Administrativ për Mbrojtjen dhe Trajtimin e Fëmijëve Kryerës të Veprave Penale nën Moshën e Përgjegjësisë Penale dhe Udhëzimi Administrativ për Zbatimin e Drejtësisë Mike ndaj Fëmijës në Procedurën Penale, Civile dhe Administrative. Kabineti qeveritar, pas shqyrtimit ka miratuar edhe nismën për lidhjen e Memorandumit të Bashkëpunimit ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut për parandalimin dhe luftimin e ekstremizmit të dhunshëm dhe terrorizmit. Me vendimin e miratuar nga kabineti qeveritar, janë aprovuar masat për zbatimin e Programit për Rimëkëmbje Ekonomike për vitin 2021 në vlerë prej dyqind e njëzetë e dy milionë e katërqind mijë euro (222,400,000.00 €). Qeveria gjithashtu ka miratuar vendimin për alokimin e parakohshëm nga ndarjet aktuale buxhetore për Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, për të gjitha kategoritë e shpenzimeve me qëllim të mbarëvajtjes së zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, sipas kërkesës së datës 8 janar 2020 të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa” thuhet në komunikatë.
Duke vepruar sipas propozimit të Ministrisë së Shëndetësisë, është aprovuar edhe vendimi për ndryshimin e masave të përgjithshme dhe specifike për mbrojtje nga pandemia Covid-19 në Republikën e Kosovës.
Siri, 9 të vrarë në operacionin për arrestimin e një ish zyr...
Rodrygo ka refuzuar mega ofertën e gjigantit evropian
Sipas Romanos, Rashfordi e sheh Barcelonën destinacionit e t...
Krasniqi mbështet Ramën për kritikat ndaj punës së Kuvendit ...
Maqedonci: Me raketat Javelin mbrojmë çdo cep të territorit
Salah “vazhdon traditën” poston foton para pemës...