Banorët e Komunës së Hanit të Elezit tash e disa vite përballen e mungesën e ujit të pijshëm, ndërsa edhe ajo sasi e vogël që vie nga dy burimet e furnizimit sipas tyre është e ndotur.
Ani pse ka vite që është ndërtuar fabrika për përpunimin e ujit në këtë komunë, ajo nuk po funksionon.
Banorët e kësaj komune nuk mund t’i kryejnë as shërbimet elementare.
Banorët ankohen se uji që vjen nga ky sistem nuk është i pijshëm e rrjedhimisht i detyron që të gjejnë alternativa tjera për konsum të ujit.
Mallzum Qajani, nënkryetar i komunës, thotë se fajtorë për këtë është Qeveria e Kosovës, që sipas tij e ka stagnuar punën e projektit për furnizim të ujit.
“Ky problem është edhe para, edhe gjatë vitit 2010. Në vitin 2010 kanë përfundu punimet që kanë qenë investime diku 430 mijë euro. Në ato investime ka qene e përfshire CDI-a, Komuna me Fabrikën dhe Bifurkacioni.
Sipas marrëveshjes ka qenë që kur të përfundojnë punimet, uji të merret nën menaxhim të Bifurkacionit. Por, pas përfundimit ata se kanë marr në menaxhim. Ne për të zgjidhur këtë problem në vitin 2010 e kemi formuar njësinë që merret më menaxhimin ujit dhe mbeturinave. Në këtë rast Qeveria e Kosovës më saktë,
Ministria e Financave dërgon vendim që nëse tërheqim vendimin do të dënohemi më 50 mijë euro. Ne jemi detyruaR ta tërheqim këtë vendim. Tash e sa vite në jemi duke diskutuar me Qeverinë por s’kemi gjetur zgjidhje.
Tash e sa kohë menaxhohet vetëm uji që vije nga Glloboçica dhe jo uji që vije nga Dinca që është problemi më i madh. Problemi i ujit në Han të Elezit është viktimë e regjionalizimit”.
Zyrtarët komunal nuk e din se deri kur do të vazhdojë ky problem i mungesës së ujit.
Komuna e Hanit të Elezit vazhdon të bëjë fajtore Qeverinë Kosovës e cila nuk po lejon të bëjë themelimin e njësisë për menaxhimin e ujit në këtë pjesë.
Në këtë komunë këtyre ditëve pritët të bëhet edhe një investim tjetër se bashku më donacionin Zviceranë për ujë dhe mbeturina, por që përsëri komuna mbetet skeptike në zgjedhjen e problemit./V.Selimi/arbresh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...