Qeveria e Kosovës po i cilëson si absurde kushtet e LDK-së, për të mos e dhënë votën pro rishikimit të buxhetit, ndonëse këta të fundit kanë paralajmëruar se tashmë i kanë dy vërejtje kryesore. Buxheti i rishikuar i shtetit do të dalë para deputetëve në shqyrtim të parë, të mërkurën. Ndërkaq Memli Krasniqi nga PDK thotë se koalicioni i tyre do ta votojë këtë buxhet.
Lidhja Demokratike e Kosovës nuk po pajtohet me versionin aktual të rishikimit të buxhetit, andaj po vendos kushte për ta dhënë votën, ndonëse nuk kanë bërë të ditur për çfarë kushtesh bëhet fjalë. Aktualisht në opozitë, por kjo parti e cila deri para një muaji udhëhiqte me Qeverinë, e kishte përgatitur vetë rishikimin e buxhetit.
Abdullah Hoti, shef i grupit Parlamentar të koalicionit LA, thotë për Express se sot janë duke biseduar edhe me grupin e tyre parlamentar dhe nesër atë çfarë kanë vendosur, do e paraqesin në Kuvend. Derisa deputeti i LDK-së Lumir Abdixhiku kishte deklaruar se kanë votë për rishikimin e buxhetit me disa kushte.
Por, Halil Matoshi, shefi i zyrës për Informim në Qeverinë Haradanj i quan absurde kushtet e LDK-së për buxhetin. Në një deklaratë për Express, ai thotë se rishikimi i buxhetit është proces normal dhe kalohet në Kuvend me shumicën e thjeshtë.
“Kushte për votimin e rishikimit të buxhetit pra korrektimin e gabimeve në buxhet janë absurde”, është shprehur Matoshi, derisa e bëri të qartë se nuk negociohet me askënd kur është në pyetje funksionimi i shtetit.
Reagimi më i ashpër i LDK-së sa i përket rishikimit të buxhetit ishte ndarja e fondeve të sigurimeve shëndetësore për veteranët.
“Një buxhet që merr prej shëndetësisë e u jep listave fallce prej militantësh – gjoja veteranë – nuk është buxhet i gjithë qytetarëve të Republikës. Prandaj dhe jam kundër”, kishte shkruar Abdixhiku në një shkrim në Facebook. Por që PDK ia kishte atribuuar ish ministrave të LDK-së duke thënë se sigurimet shëndetësore nuk ishin arritur shkak i tyre.
Por Memli Krasniqi, shef i Grupit Parlamentar të PDK-së duke mos i komentuar akuzat e LDK-së për buxhetin, sqaroi për Express se koalicioni i tyre do të votojë pro rishikimit të buxhetit.
Me 5 vota për nga pushteti dhe 3 kundër e një abstenim nga opozita, versioni i përgatitur nga ministri i ri i Financave mori dritën jeshile që t’i dorëzohet Kryesisë së Kuvendit.
Buxheti i Kosovës prej 2 miliardësh është shkurtuar në 1.8 miliard.
Mungesa e sinjalizimit paraqet rrezikshmëri të lartë në traf...
Ana i dërgon një dhuratë Kevinit, reagimi i tij do ju befaso...
Lituania do të financojë prodhimin e dronëve ukrainas me rre...
Plagosja me thikë e 32-vjeçarit në Durrës, shkak dyshohet ko...
Parandalohet një rast i kundërvajtjes doganore
Anisa ia kap flokët Xhenetës – përplasje e ashpër mes tyre