Qeveria e re e Kosovës nuk do të ketë më koordinator nacional.
Ky vendim u mor në mbledhjen e sotme, shkruan arbresh.info.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti propozoi që të shfuqizohen vendimet që kanë të bëjnë me emërime të disa koordinatorëve.
E kjo u përkrah nga ministrat e kabinetit.
“Propozoj që të shfuqizohen edhe disa vendime që kanë të bëjnë me emërime të disa koordinatorëve, vendimet e propozuara janë si në vijim, vendimin për emërimin e koordinatorit për reforma shtetërorë, vendimi për emërimin e koordinatorit për ndryshime klimatike dhe ambientit, vendimi për emërimin e koordinatorit nacional për kulturë rini dhe sport, vendimi për udhëheqësit e projektit për menaxhimin dhe kontrollin e qeneve endacak, vendimi për emërimin e koordinatorit kundër ekstremizmit të dhunshëm dhe terrorizimit, vendimi për emërimin e koordinatorit nacional për integrim dhe anëtarësim në NATO dhe vendimi për themelimin e taskforcës kundër narkotikëve dhe sigurisë në shkolla”, tha Kurti.
Ndryshe në këtë mbledhje i pari i Qeverisë së Kosovës, Albin Kurti shfuqizoi edhe disa vendime të paraardhësit të tij, Ramush Haradinajt duke përshirë këtu edhe vendimin për rritjen e pagave në Qeveri./arbresh.info/
Erdogan synon rritjen e tregtisë me Rusinë
Incidentet në takimin e Ramës me shqiptarët e Britanisë, një...
I bie profili i metalit në kokë, vdes 25-vjeçari në Prizren
Kadrijaj e AAK-së komenton skandalet me subvencione në Minis...
Osmani e Maqedonci takuan Bauerin, flasin për përkushtimin e...
I pandalshëm Edon Zhegrova – ylli kosovar gjen golin në sfid...