Qeveria në detyrë e Albin Kurtit, “ka harruar” të merret me banorët shqiptarë në komunat me shumicë serbe.
Banorët e Graçanicës shprehin shqetësimin se edhe në kohë pandemie udhëheqësit e tyre lokal, po i trajtojnë në mënyrë jo të barabartë me komunitetin serb.
Zëdhënësi i Qeverisë në detyrë, Përparim Kryeziu, nuk i është përgjigjur interesimit të arbresh.info në lidhje me angazhimin e kësaj Qeverie për këta qytetarë.
Kriza ekonomike që është shkaktuar nga pandemia ka prekur edhe banorët e Graçanicës, të cilët rreth dy muaj kanë mbetur pa punë.
Përfaqësuesi politik i shqiptarëve në Komunën e Graçanicës, Granit Gashi, që është edhe nënkryetar i Kuvendit Komunal ka thënë se gjendja e banorëve në fshatra me shqiptarë është e rëndë.
“Nuk kanë pas një trajtim të mirë sepse për rreth dy muaj sa ka zgjat pandemia, komuna ka ndarë vetëm 175 euro për 50 familjet shqiptare, që i bie 3.5 euro për një familje për dy muaj. Këto 3.5 euro nuk janë të mjaftueshme as për një shujtë ditore e lëre më për 2 muaj.”
Gashi tregon se shumë banorë kanë punuar pa kontrata dhe tashmë kanë mbetur pa punë.
“Shqiptarët janë në gjendje shumë të rëndë. Me vendimin që ka marrë qeveria banorët nuk kanë mund të punojnë sepse nuk punojnë me kontratë dhe nuk kanë përfituar nga qeveria e as nga komuna”, tha ai.
Edhe kryetari i fshatit Kishnicë i banuar nga shqiptarët, Ruzhdi Krasniqi, tha se banorët në kohë pandemie nuk kanë marrë ndihma të mjaftueshme përpos ndihmës prej 3 euro e 50 cent për familje.
“Në fillim të pandemisë kishim një ndihmë nga grupi ELKOS dhe nga komuna me 3.5 euro me dy litra vaj dhe një qese makarona. Ne si komunitet shqiptarë jemi pak të anashkaluar në të gjitha investimet. Nëse hini ne rrugë i shihni gjendjen në Kishnicë nuk janë punuar shumë”, deklaroi Krasniqi.
Për t’i ndihmuar shqiptarët e kësaj komune kishte shkuar humanisti dhe këngëtari Arian Agushi i cili thotë se gjendja e tyre ishte e rëndë.
“E kuptova që shqiptarët janë të lënë anash komplet që janë të lidhtë me këtë komunë. Faji është te ne sepse ne i lëmë shqiptarët jashtë dore. E kanihere jemi shumë zemërgjere me këta. Këtyre iu duhet një zgjedhje më e gjatë. Kanë nevojë për një vend pune”, tha Agushi.
Edhe banorët e fshatit ndihen të anashkaluar gjatë kohës së pandemisë. Por, jo vetëm në këtë kohë ata janë të anashkaluar çdoherë nga komuna që udhëhiqet nga partia serbe.
“Për kohë të pandemisë Komuna e Graçanicës nuk ka ofruar ndihmë për banorët. Këtu jemi të lënë anësh bukur mirë”, deklaroi një banor.
Jo vetëm në këtë kohë pandemie, por shqiptarët në Komunën e Graçanicës me vite vazhdojnë të diskriminohen dhe të përballen më problem në çdo sektorë./MiraAvdimetaj/arbresh.info/
20 vjet nga cunami që solli vdekjen e 230 mijë personave, fa...
“Mos gënje”, “mashtruese”, plas debati mes Xhenetës dhe Sarë...
Guardiola tregon se ku dështoi City ndaj Evertonit
Çmimet 2 herë më shtrenjtë se në 2013, Berisha: Shqipëria e ...
Kurti mori pjesë në ceremoninë e fundvitit të organizuar nga...
Juventus po planifikon ta transferojë yllin e Dortmundit