Pas njoftimit të Policisë së Kosovës për suspendimin e një zyrtari policor pas arrestimit të tetë zyrtarëve të PSD-së, ka ardhur edhe reagimi i Qeverisë Kurti2.
Përmes një postimi në Facebook, qeveria ka shprehur shqetësimin e saj rreth pamjeve të dhunës gjatë arrestimit të anëtarëve të PSD-së, shkruan arbresh.info.
“Ne besojmë në të drejtën për protestë demokratike sepse ajo para se gjithash është një e drejtë e patjetërsueshme që kultivohet dhe garantohet në shoqëritë demokratike. E tillë është shoqëria jonë dhe Qeveria e Republikës së Kosovës afirmon këtë të drejtë. Jemi të shqetësuar nga pamjet e dhunës sot gjatë një aksioni të Partisë Socialdemokrate”, thuhet në reagim.
Po ashtu, Qeveria tregon edhe masat që janë ndërmarr ndaj zyrtarëve policor, të cilët kanë mbikëqyrur operacionin në aksionin e PSD-së.
“Policia e Kosovës ka përgjegjësinë për ruajtjen e rendit, qetësinë publike dhe mbrojtjen e pronës, duke respektuar të drejtat e njeriut. Përgjegjësi për operacionin e policisë tashmë është suspenduar, kurse Inspektorati Policor i Kosovës po vazhdon hetimet e mëtutjeshme lidhur me rastin. Në qeverisjen demokratike nuk ka vend për dhunë nga askush”, thuhet tutje në reagim./arbresh.info/
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë dhe Muçibabë për të ...
Rama publikon pamje nga Porti i Durrësit: Numri i vizitorëve...
Man United pëson debakël në “Old Trafford”, Chelsea ndalet n...
Shënoi gol dhe asistoi, Korenica shpallet lojtari i ndeshjes...
Fejohet Kida, merr propozim për martesë nga i dashuri i saj
Mbappe dhe Valverde të “pamëshirshëm”, realizojnë dy supergo...