Pas rënies së Qeverisë Kurti 1, ku refuzonte të diskutonte për heqjen e reciprocitetit me bashkësinë ndërkombëtare, tani Kryeministri, Albin Kurti lidhur me reciprocitetin për targat ka qenë i gatshëm të negociojë dhe të arrijë marrëveshje, shkruan arbresh.info.
Njohësit e çështjeve politike ndryshimet e Kurtit nga e kaluara po i quajnë pozitive, dhe pa dyshim që ka ndryshime rrënjësore nga Qeveria Kurti 1.
Njohësi i çështjeve ndërkombëtare dhe politike, Gazmir Raci, tha për arbresh.info, se vetë pranimi i Kurtit për me hy në dialog nuk lidhet me ndryshim të qasjes së tij, por se ato marrëveshje vetëm se janë bërë dhe tani po zbatohen.
“Kurti ka pranuar me hy në dialog edhe po merr pjesë në dialog, tashmë ai është vetëm duke qenë aktiv në dialog dhe reciprociteti ka qenë një masë e bazuar në marrëveshjen e Brukselit të vitit 2016 për lirinë e lëvizjes. Nuk ka kurrfarë ndryshimi të qasjes për shkak se ka pranuar me hy në dialog, dhe kur pranon me dialogu, pastaj i merr përsipër edhe angazhimet e kaluara në kuadër të këtij procesi’, tha Raci.
Ndërsa analistja politike Afërdita Maliqi, për arbresh.info, tha se marrja e pushtetit e ka ndryshuar qasjen e Albin Kurtit.
“Albin Kurti, që nga marrja e pushtetit ka ndërruar qëndrimet, për të cilat sa ka qenë në opozitë edhe ka sulmua institucionet. Ndërrimi për reciprocitetin ndaj Serbisë ka ra që në vitin e kaluar në Qeverinë Kurti 1, kur u heq taksa 100 per qind. Sa ka qenë në opozitë, Kurti ka premtuar se kur të vijë në pushtet bisedimet do t’i bëjë me serbët lokalë, jo me Qeverinë në Beograd, por kemi një ndryshim rrënjësor”, tha Maliqi.
Ndërsa Maliqi tha se Kurti vetëm se ka nisur zhgënjimin e votuesve si shkak i premtimeve dhe kauzave të mëhershme.
“Vetëvendosje ka nis tashmë zhgënjimin e votuesve, pikërisht për shkak të ndryshimit të premtimeve dhe kauzave të mëhershme…për shkak të frikës së humbjes edhe u tentua shtyrja e zgjedhjeve lokale”, deklaroi Maliqi.
Kryeministri, Albin Kurti, derisa ishte në opozitë vazhdimisht drejtonte akuza në drejtim të pushtetit në lidhje me vendimet në raport me Serbinë./S.D/ arbresh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...