Qeveria krenare me personelin ushtarak

07:05 | 30 Korrik 2022
Trina Galanxhi

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi mori pjesë në ceremoninë e betimit dhe certifikimit të 251 ushtarëve të rinj të FSK-së, të organizuar në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes.

“Në këtë ceremoni, u shënua edhe një arritje e përbashkët, ajo e rritjes së personelit ushtarak, ku brenda një viti jemi me mbi 1000 ushtarakë më shumë. Qeveria e Republikës së Kosovës është krenare për të gjithë personelin ushtarak dhe angazhimin e tyre në mbrojtjen e vendit dhe sigurimin e paqes”, thuhet në komunikatën e Qeverisë.

Sipas këtij njoftimi, një nga objektivat e Qeverisë është dhe anëtarësimi në aleancën e Atlantikut të Veriut, NATO.

“Republika e Kosovës, së bashku me partnerët e saj perëndimorë dhe demokratik, ka vizionin afatshkurtër dhe afatgjatë të promovimit dhe kontribuimit në ruajtjen e paqes dhe sigurisë në vend, rajon dhe më gjerë”, thuhet tutje në komunikatë.

Zëvendëskryeministri Bislimi i falënderoi të gjithë ushtarët e rinj për përkushtimin e tyre fisnik ndaj vendit dhe i uroi suksese të mëtejshme në angazhimin e tyre.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme