Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu ka thënë ka thënë se Kosova nuk ka pranuar kurrfarë autonomie, defunksionalizim, fragmentim, apo çkado tjetër që nuk e lejon Kushtetuta e Republikës.
Në një përgjigje për Arbresh.info, Kryeziu tha se është ende i paqartë lajmi në mediumin amerikan “Fox Neës” ku thuhet se Presidentja Von der Leyen ka kërkuar nga Serbia njohjen “de-facto” ndaj Kosovës, ndërsa nga kjo e fundit ka kërkuar autonomi për serbët etnikë në veri të Kosovës, ku ata përbëjnë shumicën.
“Për ne për momentin është e paqartë nëse lajmi në mediumin amerikan i referohet një citati të drejtpërdrejt të Presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen apo është interpretim i vet mediumit mbi deklarata të presidentes Leyen. Ajo çka duam ne të theksojmë është se Kosova nuk ka pranuar e as nuk është pajtuar për kurrfarë autonomie.”, ka thënë Kryeziu.
“Ne kemi treguar gatishmërinë tonë për respektim maksimal të të drejtave të çdo anëtari të komuniteteve, sipas standardeve të Këshillit të Evropës, aty ku do të anëtarësohet Republika jonë; por asnjëherë autonomi, defunksionalizim, fragmentim, apo çkado tjetër që nuk e lejon Kushtetuta e Republikës.”, u shpreh ai.
Ndryshe, ish-kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti, e ka shpërndarë një artikull të mediumit amerikan Fox News të publikuar më 1 nëntor, ku shkruan rreth vizitës së presidentes së Komisionit Evropian Ursula von der Leyen, në Kosovë dhe Serbi.
Në artikull, shkruan se BE-ja ka dhënë paralajmërim të fortë për dyja vendet, se nëse nuk bëjnë paqe, do t’i vuajnë pasojat.
Aty shkruan se shefja e KE-së tha se Serbia duhet ta njohë ‘de facto’ Kosovën si një komb të pavarur dhe Kosova duhet të lejojë autonomi për serbët etnikë në veri të Kosovës, ku ata përbëjnë shumicën./Arbresh.info/
“Autonomi për serbët”, çka thotë artikulli i FOX News për zhvillimet në Kosovë
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...