Google ADS

Qeveria konfirmon takimin Kurti-Escobar, mbahet nesër

11:48 | 13 Mars 2024
E.K

Kryeministri i vendit, Albin Kurti nesër do të zhvillojë një takim me emisarin amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, i cili po qëndron në Kosovë në një vizitë zyrtare.

Takimin për Arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu.

Escobar aktualisht është në takim me presidenten Vjosa Osmani në Presidencë, ndërsa pas pak do të ketë një konferencë për media./Arbresh.info

Të ngjashme