Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka miratuar vendimin për të kërkuar nga presidentja e vendit, Vjosa Osmani dhënien e autorizimit për nënshkrimin e Marrëveshjes Kornizë Ushtarake me Turqinë.
Ndërkaq, ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, tregoi para kabinetit qeveritar se çka përmban kjo marrëveshje.
“Kjo marrëveshje mbulon shkëmbimin e personelit, materialeve, pajisjeve dhe informacionit, si dhe përvojës në këto fusha: stërvitje dhe edukim ushtarak, arsimimi dhe kurse në shkolla ushtarake, shkëmbim i ndërsjellë i personelit, shkëmbim i inteligjencës ushtarake, industrinë e mbrojtjes, mjekësinë ushtarake dhe shërbimet shëndetësore, si dhe fusha të tjera me interes për të dyja palët, të cilat janë të cekura në nenin 4 të marrëveshjes”, tha ai.
Maqedonci tha se me anë të kësaj marrëveshje mundësohet shkëmbimi i personelit e inteligjencës mes dy vendeve./Arbresh.info
“Serbia nuk luan dot me Kosovën”/ Deputeti gjerman: Bisedime...
“M’u kujtua kjo indiferencë turpshme”, Pacolli p...
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte do të vizitojë...
Driloni-Edit: Nëse e fitoj çmimin, e ndaj me ty
Suhareka dhe Ferizaj kërkojnë të rikthehen te fitoret, forma...
Xheneta-Arionit: Të mëson Edi me qenë burrë