Google ADS

Qeveria kërkon mendimin e FSK-së, MIE-së dhe MF-së për FSK-në

16:14 | 10 Mars 2017
M. A.

Qeveria e Republikës së Kosovës, pas pranimit në procedurë të rregullt nga Kuvendi i Kosovës të Projektligjit për Forcën e Sigurisë së Kosovës, të propozuar nga Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, e ka përcjell dokumentacionin e nevojshëm në Ministrinë e FSK-së, Ministrinë e Integrimit Evropian dhe Ministrinë e Financave, për të marrë opinionet përkatëse.

Në përputhje me procedurat e parapara, dikasteret kompetente të Qeverisë do të japin opinionet e tyre, do të përgatisin deklaratën e ndikimit buxhetor si dhe deklaratën e përafrimit me legjislacionin e BE-së të këtij Projektligji./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme