Të reshurat kanë shkaktuar dëme gjithandej Kosovës. Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka deklaruar se janë duke punuar për të gjetur një mënyrë qoftë për mbrojtje apo kompensimin e dëmeve të bujqve.
Ai ka përmendur riaktivizimin e sistemit mbrojtës nga breshëri por për këtë duhet marrëveshje me KFOR-in, edhe pse nuk ka kosto të madhe.
“E kemi ne interes me kthy (sistemin mbrojtës raketor), veprim që nuk do të na mbronte në tërësi por që do evitonte rreziqet diku 70%. Ose sigurimi i parcelave, kulturave. Ky sigurim nuk po mbulojke dëmet nga fatkeqësitë natyrore, nuk ka kompani që ka pranuar ta bëjë këtë ngase dëmi është shumë i lartë. Duhet Qeveria me propozu një masë, një garanci në rast të këtyre dëmeve. Është edhe një opsion, një Fond për fatkeqësitë natyrore, për dëmet atmosferike të kulturave. Të gjitha këto do i shqyrtojmë me urgjencë. Ministri nuk është prezentë, ju kërkoj falje (Nenad Rikalo), por ministria është funksionale, zëvendësministrat po punojnë”, ka thënë ai.
Haradinaj ka bërë të ditur se do i përfundojnë para kohe subvencionimet e bujqve të cilët janë dëmtuar.
Në Speciale fillon dëshminë Halil Çadraku
Gresa nuk i beson arsyetimit të Drilonit në raport me deklar...
Osmani takoi deputeten britanike, Alicia Kearns
Ministrat e G7-ës takohen në Itali për të diskutuar për konf...
Sulmuesi kosovar po shkëlqen në Rumani
Vendoset gurthemeli i nënstacionit të Policisë së Kosovës në...