Me qëllim të mundësimit të ekzekutimit të mjeteve në shumë prej 60 milionë euro, sipas vendimit të Qeverisë së Kosovës Nr. 10/33 të datës 28.09.2020 për subvencionimin e linjës së pagave për bizneset aktive, Ministria e Financave fton bizneset e Republikës së Kosovës që të bëjnë përditësimin e të dhënave të tyre në sistemin EDI të Administratës Tatimore të Kosovës, shkruan Arbresh.info.
Përditësimi i të dhënave në afat sa më të shpejt do t’i mundësojë MF-së që ta realizojë ekzekutimin e shpejt të pagesës, duke evituar vonesat eventuale të krijuara për shkak të të dhënave të gabuara që mund të figurojnë në sistemin EDI (sikurse nr. i xhirollogarisë bankare, nr fiskal etj.)
“Pagesa për bizneset do të realizohet një herë dhe nuk do të ketë nevojë për aplikim nga kompanitë, sepse ato do të kualifikohen me automatizëm nëse plotësojnë kriteret e përcaktuara në vendimin e Qeverisë Nr. 10/33 të datës 28.09.2020”, thuhet në komunikatën e Ministrisë së Financave.
Siç është bërë e ditur në vendimin e Qeverisë nr. 10/33, nga kjo masë do të përfitojnë të gjitha bizneset aktive, përveç ndërmarrjeve publike dhe kompanive me treg të rregulluar./Arbresh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...