Qeveria e Republikës së Kosovës ka zhvilluar dje një mbledhje elektronike.
Zyra e Kryeministrit njofton se në këtë mbledhje janë miratuar disa vendime:
– Aprovuar kërkesën e Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve për transfer të mjeteve buxhetore në shumë prej 8,071,700 euro deri nën 25% të ndarjes së ndikuar negativisht në total të kategorive të shpenzimeve për vitin 2024;
– Ndarë 43,940,779 euro për zbatimin e masës 3.2 dhe masës 3.5 të Pakos për Ringjallje Ekonomike;
– Aprovuar kërkesën për kursime dhe ndarje, sipas tabelave të bashkangjitura në aneksin A (Kursimet) dhe në aneksin B (Ndarjet);
– Aprovuar kërkesën për kursime dhe ndarje, sipas tabelave të bashkangjitura në aneksin A (Kursimet) dhe në aneksin B (Ndarjet) për komunat e Mitrovicës së Veriut, Zubin Potokut, Zveçanin dhe Leposaviqit;
– Ndryshuar dhe plotësuar Vendimin e Qeverisë Nr. 08/182 të datës 10.01.2024, i plotësuar dhe ndryshuar me Vendimin e Qeverisë Nr. 03/184 të datës 15.01.2024./Arbresh.info/
Gazetari Vullnet Krasniqi, e pranon në Big Brother VIP Kosov...
Të shtëna në Bulqizë, atentat ndaj një personi që po dilte n...
Arsenali po synon shkëmbimin e lojtarëve me Milanin për ta m...
Zelensky: Ushtarët e Koresë së Veriut po dërgohen në betejë ...
Gjendet pa shenja jete një 27 vjeçare në Zhur të Prizrenit
Vëllai i Madh me ofertë për Laurentin dhe Fitimin, njërin do...