Me qëllim të thellimit të bashkëpunimit dhe zgjerimit të mëtutjeshëm të komunikimit si Qeveri e Republikës së Kosovës, si dhe me qëllim të bashkërendimit të aktiviteteve dhe kërkesave në nivelin lokal, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, së bashku me ministrin e Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, ministrin e Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ministren e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci dhe zëvendësministrin e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Hysen Durmishi, sot zhvilloi takimin e gjashtë të rregullt me kryetarët e komunave të Kosovës.
Në këtë takim të radhës, krahas riktheksimit të ndarjes buxhetore për komuna këtë vit, që kap vlerën 742 milionë euro e që është për gati 90 milionë euro më i lartë krahasuar me vitin paraprak 2023 dhe 195 milionë më shumë se në vitin 2021, kryeministri Kurti ngriti për trajtim edhe dy çështje tjera të rëndësishme: regjistrimi i popullsisë, që pritet të nisë në fillim të muajit prill dhe çështja e qenve të braktisur dhe endacakë.
Në lidhje me të parën, kryeministri u bëri thirrje të gjithëve për përkushtim dhe angazhim të përbashkët për përfundim me sukses të këtij procesi me rëndësi qenësore për zhvillimin socio-ekonomik të vendit tonë. “Politikëbërja e bazuar në të dhëna është e rëndësishme si për nivelin qendror ashtu edhe atë lokal të qeverisjes, sepse mundëson planifikim të mirë, shpërndarje të drejtë dhe të barabartë të burimeve për arsim, shëndetësi, banim dhe punësim për të gjithë qytetarët dhe komunitetet e vendit tonë”, u shpreh ai.
Ndërsa sa i përket shqetësimit në lidhje me strehimin e qenve endacakë më të cilët përballet secila komunë, ai tha se grupi koordinues që udhëhiqet nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, në strategjinë e tij ka paraparë disa hapa ndërinstitucionalë, ndër to ndërtimin e strehimoreve dhe zhvillimin e shërbimeve lokale të menaxhimit të qenve. Në mesin e tyre, ndërtimin e katër strehimoreve në katër komuna: në Prishtinë, në Prizren, në Pejë, dhe Gjilan/Kamenicë, bazuar në udhëzimin administrativ aktual. Kryeministri Kurti u bëri thirrje kryetarëve dhe përfaqësuesve të komunave që të bashkëpunojnë sa më ngushtë me grupin koordinues në realizimin e objektivave të synuara.
Ndërkaq, ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi fillimisht tha se ky takim i radhës shërben si tryezë e diskutimit për ku dy nivelet diskutojnë për projekte dhe programet, të cilat sjellin zhvillimin ekonomik lokal dhe rrisin mirëqenien e qytetarëve, teksa ftoi komunat t’i përgjigjen thirrjes së hapur me 15 shkurt për raportim në sistemin e performancës për vitin 2023 dhe të aplikojnë në programin për financimin e projekteve infrastrukturore, pranë Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, që mbetet i hapur deri me 28 shkurt./Arbresh.info/
Kurti: Synimi ynë është që edhe Kosova të marrë pjesë në Eur...
“Çfarëdo që vendosim tani do llogaritet si lojë”, Sara dhe D...
Policia me njoftim për disa gjoba në rajonin e Prishtinës
Manchester United me rekord të zi këtë edicion në Premier Le...
Shkon në 94 numri i të vdekurve nga cikloni në Mozambik
Ancelotti: Jemi rikthyer, pas humbjes ndaj Milanit, folëm dh...