Pas deklaratës para mediave të kryetarit të AAK-së, Ramush Haradinaj për takimin me kryeministrin Albin Kurti, qeveria ka dalë me komunikatë për të treguar detajet e anës së tyre.
Ky takim, i cili është cilësuar përmbajtësor, u diskutua për procesin e dialogut, idetë, modelet dhe opsionet për elementet kryesore të marrëveshjes ndërmjet Kosovës dhe Serbisë të cilat po qarkullojnë nga e nëpër kancelaritë perëndimore e demokratike, e që në këtë periudhë funksionojnë si sprova dhe testime.
“Kryeministri Kurti e njoftoi kryetarin e AAK-së, z.Haradinaj për takimet në Bruksel dhe Prishtinë, konstruktivitetin dhe kreativitetin e Kosovës përgjatë gjithë procesit të bisedimeve, i cili duhet përmbyllur me normalizim të plotë të marrëdhënieve me njohjen reciproke në qendër. Kurti e falënderoi kryetarin e AAK-së z.Haradinaj për interesimin e vazhdueshëm dhe të qenurit aktiv për këtë çështje”, thuhet në komunikatë, transmeton Klankosova.tv.
Në këtë takim, të cilin e kanë refuzuar kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi dhe ai i LDK-së, Lumir Abdixhiku, mori pjesë edhe nënkryetari i AAK-së, Ardian Gjini dhe zëvendëskryeministri i parë Besnik Bislimi. /arbresh.info/
lexo edhe:
Roshi flet për tërhiqjen nga kombëtarja: Nuk u ftova një vit...
Të shtëna me armë zjarri në Durrës
Lista Serbe pasi PZAP ia aprovoi ankesën: Mbetet të shihet n...
PDK-ja formon shtabin qendror zgjedhor
LDK thërret konferencë për media, nuk dihet arsyeja
2 Korriku njofton se ka përfunduar marrëveshja me akademinë ...