Google ADS

Qeveria inicion projektligjin, lojërat e fatit mund të hapen përsëri në Kosovë

21:31 | 9 Tetor 2020
Arbresh.info

Qeveria e Kosovës ka draftuar një projektligj për Lotarinë e Kosovës.

Aksioni në Karaçevë ishte njëri ndër më të mëdha kundër krimit të organizuar.

Aty Policia e Kosovës shkatërroj disa biznese ilegale në të cilat zhvilloheshin lojërat e fatit. Gjithë këto veprime u morën pasi që me një ligj të Kuvendit të Kosovës, këto veprimtari ishin ndaluar.

Por, tani Qeveria e Kosovës ka iniciuar një projektligj për Lotarinë e Kosovës. Brenda këtij ligji duket se do të përfshihen edhe lojërat e fatit.

Aty është paraparë që Lotaria të organizoi, Lojëra Numerike, Lotari, Prognoza sportive, Bastet në numra, dhe lojëra të ngjashme që bazohen në rastësi.

Por kundër këtij dokumenti po del kryetari i Shoqatës së Lojërave të Fatit. Istref Veliu thotë që ky ligj është i porositur.

Veliu shtonë se ata do të ankohen për këtë çështje. Kurse njohësi i fushës së Drizan Shala thotë se bizneset që kanë vepruar në ketë fushë do të ngrisin padi ndaj qeverisë.

Kurse nga Dogana e Kosovës thonë që nga lojërat e fatit ata kanë marrë 18-20 milionë euro brenda

Lojërat e Fatit u patën mbyllur në vitin 2019, pas dy rasteve të vrasjeve që ndodhën brenda objekte të këtij lloj biznesi./T7

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme