Qeveria e Kosovës në mbledhjen e 188-të të saj ka vendosur që t’ia jap në shfrytëzim një banesë prej 100 metra katrorë, një të miture e cila ishte keqtrajtuar.
Sipas Kurtit, ky veprim është bërë për të dëshmuar përkrahjen ndaj viktimave të dhunës.
“Komisioni rekomandues i Ministrisë së Drejtësisë ka rekomanduar dhënien në shfrytëzim të banesës së konfiskuar prej 100 metra katrorësh për viktimën e trafikimit dhe dhunimit dhe familjen e saj, e njohur edhe si rasti i 11-vjeçares. Përmes veprimeve të tilla ne edhe njëherë dëshmojmë përkushtimin tonë për mbështetjen e viktimave, veçanërisht të viktimave të dhunës”, tha Kurti.
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, deklaroi se banesa do t’i jepet në shfrytëzim kësaj familje për një periudhë 5-vjeçare.
Arrestohet një person në Prishtinë, kërkohej për vrasje në t...
Kështu e festojnë 28 nëntorin mërgimtaret në Gjermani
Sekretari Blinken uron Shqipërinë
Anulohet samiti i liderëve të rajonit dhe BE-së në Bosnje, d...
FSK bënë homazhe në kompleksin memorial në Prekaz
Gjykimi në Hagë – Rexhep Selimi me kollare të kuqe e emblemë...