Qeveria e Kosovës ka “përgënjeshtruar” deklaratën e zëdhënësit të Bashkimit Evropian, Peter Stano i cili tha se Kosova nuk i ka dorëzuar raport të hetimeve për sulmin në Banjskë.
Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu theksoi se një raport 48 faqësh për Banjskën ia kanë dorëzuar Bashkimit Evropian dhe shteteve anëtare vitin e kaluar.
“Si Qeveri e Republikës së Kosovës, brenda kompetencave tona, kemi përpiluar një raport 48-faqësh në lidhje me sulmin terrorist dhe paramilitar, të cilin ia kemi dorëzuar Bashkimit Evropian dhe secilit shtet anëtarë qysh vitin e kaluar. Këtë informacion besoj që zëdhënësi Stano duhet ta ketë.”, u shpreh ai.
“Nëse ai në deklaratat e tij të vazhdueshme e ka fjalën për raportin që duhet të përgatitet nga prokuroria e vendit, atëherë kjo është një çështje për të cilën duhet të kërkojmë përgjigje nga ky institucion.”, shtoi Kryeziu.
Qeveria e Kosovës e sheh shqetësuese dhe të pakuptimtë faktin që edhe pas 9 muajsh që kur u krye sulmi terrorist ndaj Policisë së Kosovës në Banjskë ende nuk ka aktakuzë nga Prokuroria e vendit ndaj Milan Radoiçiqit dhe në anën tjetër bashkësia ndërkombëtare, përfshirë Bashkimin Evropian, nuk ka ndërmarrë masa ndaj Serbisë.
Kryeziu theksoi se qënbdrimi në liri i kryekriminelit Milan Radoiçiq është rrezik potencial për sigurinë.
“Për ne, mbetet tejet shqetësuese dhe e pakuptimtë që edhe pas 9 muajve, në njërën anë nuk ka aktakuzë nga prokuroria e vendit për Millan Radoiçiq dhe në anën tjetër bashkësia ndërkombëtare, përfshirë Bashkimin Evropian, nuk ka ndërmarrë masa ndaj Serbisë, përkundër fakteve që dëshmojnë përfshirjen e saj në sulmin e 24 shtatorit të vitit 2023. Rikujtojmë që Radoiçiq vazhdon të mbetet i lirë dhe rrezik potencial i vazhdueshëm për sigurinë dhe paqen në rajon.”, tha Kryeziu./Arbresh.info/
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?