Kamionë të mbushura më gjerat bazike ushqimore e higjienike që nga orët e para të mëngjesit janë vendosur në katër Komunat më shumicë serbe në Veri të vendit, raporton arbresh.info.
Kjo iniciativë e ndërmarr nga Qeveria e Republikës së Kosovës , konkretisht Ministria e Tregtisë, ka ardhur pas mbylljes se dyqaneve ushqimore e higjienike nga serbet në këto katër komuna.
Serbët javën që shkoj kanë marrë vendim që nga e hëna (dje) t’i mbyllin të gjitha dyqanet e tyre në shenjë revolet për taksen prej 100% të vendosur nga Qeveria e Kosovës për produktet serbe.
Me këtë serbet po mundohen të përçojnë mesazhin e krizës humanitare në veri të vendit.
Ndryshe vendimi i Qeveris që kamionët e mbushur më gjera ushqimore dhe higjienike të vendosen në këto Komuna për ti dalë në ndihmë qytetarëve për gjera elementare do të vazhdoj deri sa serbet të vendosin ti hapin dyqanet e tyre.
Ndonëse nuk kanë dashur të flasin para ekipit të Arbresh.info, mbrapa kamerave shitësit ambulantiv të vendosur nga Qeveria kanë thënë se çmimet në shitoret e improvizuara janë të njëjta si çmimet në të gjitha dyqanet në vend.
Për të parë nga afër se si po ec kjo iniciativë zyrtarët e Ministrisë dhe Tregtisë në orët e para të mëngjesit kanë dal në katër komunat veriore.
Ndërsa shkaku i interesimit të vogël të qytetarëve që të blejnë produkte, në tri komunat veriore kamionët me ushqim kanë qëndruar vetëm në orët e para të mëngjesit dhe pastaj janë larguar.
Ndërkohë ende në shërbim të qytetarëve po qëndrojnë vetëm dy kamionët më ushqim në Lagjen e Boshnjakeve në veri të vendit.
Lagje kjo që në këtë pjesë ka më se shumti banorë shqiptarë./arbresh.info/
https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/424639274792849/
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...