Zëvendëskancelari austriak, Heinz-Christian Strache raportohet të ketë deklaruar se njohja e Kosovës është çështje e brendshme e Serbisë dhe nuk duhet presion ndaj shtetit serb duke shtuar se veriu i Kosovës duhet ta gëzojë të drejtën e vetëvendosjes.
Në kuadër të kësaj deklarate, i menjëhershëm ka qenë reagimi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Austrisë ku është theksuar se distancohen nga deklaratat e zv/kancelarit austriak.
Lidhur me këto zhvillime, Indeksonline ka kontaktuar Qeverinë e Kosovës të cilët kanë theksuar se deklarata të tilla të papërgjegjshme të një zyrtari të frustruar austriak nuk e zbehin miqësinë shekullore ndërmjet shqiptarëve dhe austriakëve.
“Austria është meritore për kombformimin shqiptar, poashtu edhe ndër mbështetësit e parë të pavarësisë së Kosovës”, ka thënë Halil Matoshi nga Zyra për Informim e Qeverisë së Kosovës.
Madje sipas tij, Kosova është unike në territorin e saj kushtetues dhe nuk cenohet nga deklarata të tilla, të cilat duhet të jenë brengë për estabilishmentin e shtetit austriak dhe jo për kosovarët.
Ndryshe ndër të tjerash zv/kancelari austriak, Heinz Christian Strache ka thënë se shteti i tij duet të jetë neutral në raportin Kosovë-Serbi.
“Besoj që njohja e Kosovës është vendim që i takon Serbisë. Austria do të duhej të kishte një ndërmjetësues si shtet neutral”, tha Strache për të përditshmen serbe “Politika”. Ai shpreson që do të arrihet një kompromis në mes të Beogradit dhe Prishtinës në dialogun e Brukselit.
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...