Qeveria e Kosovës i ka ndarë 20 milionë euro për zbatimin e masës për mbështetje të tejkalimit të krizës energjetike.
Kjo u vendos në mbledhjen e 49-të të Qeverisë, e cila u mbajt në formë elektronike, në të cilën janë miratuar dy vendime.
“Vendimi i parë i miratuar nga kabineti qeveritar në mbledhjen e sotme është për ndryshimin dhe plotësimin e vendimit të Qeverisë përmes të cilës Pakos së Ringjalljes Ekonomike i shtohet masa 3.7, — Mbështetje në tejkalimin e krizës energjetike, që do të shfrytëzohet për të subvencionuar importin e energjisë elektrike”.
“Vendimi i dytë është miratuar pas shqyrtimit të kërkesës së Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve për ndarjen e mjeteve buxhetore për zbatimin e masës 3.7, të aprovuar në vendimin paraprak”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.
Qeveria 20 milionë eurot e ndara do t’i merr nga Programi i Rimëkëmbjes Ekonomike, nën-programi
“Programi i Rimëkëmbjes Ekonomike” te kategoria e shpenzimeve “Subvencione dhe Transfere”.
Këto mjete thuhet se do të transferohen në Ministrinë e Ekonomisë, te kategoria e shpenzimeve “Subvencione dhe Transfere”, në nën programin “Njësia për Politika dhe Monitorimin e Ndërmarrjeve Publike”.
Ministria e Ekonomisë do t’i transferojë këto mjete te Ndërmarrja Publike KEK Sh.A., shfrytëzimi i këtyre mjeteve do të përcaktohet në marrëveshjen që do të lidhet në mes të Ministrisë së Ekonomisë dhe Korporatës Energjetike të Kosovës.
Rama në Londër: Nisëm ligjore për të regjistruar fëmijët e s...
Nesër mblidhet Kryesia e Kuvendit, mbi 50 pika në rend dite
Driloni, Anisës: Po tutem që të shikoj
Zelensky kërkon më shumë sisteme për mbrojtje ajrore të Ukra...
Rama në Britani e Madhe: Emocion kuqezi pak minuta përpara t...
Tenderët njëburimor, Murati: Përqindja më e madhe ka qenë më...