Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Listës Serbe, Slavko Simiq ka deklaruar sot se nuk do të votojnë ‘pro’ formimit të Ushtrisë së Kosovës në Kuvend.
Kështu, Qeveria e Kosovës e udhëhequr nga kryeministri Ramush Haradinaj nuk ka dashur të jap koment, me arsyetimin se nuk interpretohen deklaratat e deputetëve të Kuvendit.
Në një prononcim për ‘Indeksonline’, Halil Matoshi nga zyra për komunikim me publikun i Qeverisë Haradinaj ka thënë se të gjitha çështjet e hapura në vend do të zgjidhen me dialog nga partitë politike.
“Kryeministri i Republikës së Kosovës nuk ka ndonjë vlerësim specifik për deklaratat e ndonjë deputeti të Kuvendit të Kosovës. Qeveria e Kosovës është e përkushtuar që të gjitha çështjet e hapura të zgjidhen me dialog me të gjitha partitë politike të përfaqësuara në Kuvend dhe konform ligjeve e Kushtetutës së Republikës”, thuhet në përgjigjen e qeverisë.
Tutje, për faktin se si do të veprohet për arritjen e transformimit të FSK në FAK, Matoshi tregon se do të shkojnë në përputhje me ligjet dhe sipas Kushtetutës së vendit.
“Transformimi i FSK-së në Ushtri të Kosovës do të bëhet në përputhje me ligjet dhe Kushtetutën e vendit dhe në bashkërendim me aleatët strategjik të Kosovës, përfshirë NATO-n”, ka thënë Matoshi.
Në fund ai ka treguar se hapat për procesin e formimit të Ushtrisë do të jenë gjithnjë politik dhe kushtetues.
“Hapat do të jenë politik dhe kushtetues, pa u lënë anash edhe aspektet e avancimit dhe modernizimit të kësaj strukture të Sigurisë”, thuhet në fund të përgjigjes së qeverisë.
Siri, 9 të vrarë në operacionin për arrestimin e një ish zyr...
Rodrygo ka refuzuar mega ofertën e gjigantit evropian
Sipas Romanos, Rashfordi e sheh Barcelonën destinacionit e t...
Krasniqi mbështet Ramën për kritikat ndaj punës së Kuvendit ...
Maqedonci: Me raketat Javelin mbrojmë çdo cep të territorit
Salah “vazhdon traditën” poston foton para pemës...