Zyrtarët e Listës Serbe edhe pse kanë deklaruar se do të largohen nga Qeveria Haradinaj, atë ende nuk e kanë bërë zyrtarisht, shkruan arbresh.info.
Ata po vazhdojnë të përfitojnë dhe shfrytëzojnë benefitet që i gëzojnë në rast se janë pjesë e Qeverisë së Kosovës.
Këtë gjë e ka konfirmuar edhe zyra për media në qeverinë e Kosovës. Në përgjigjen e dërguar për Arbresh.info ata kanë thënë se Qeveria është duke i ftuar ata që të kthehen në qeveri.
“Procesi i tërheqjes së Listës Serbe nuk ka përfunduar. Qeveria e Kosovës i fton ata që të kthehen”, thuhet në përgjigjen e qeverisë.
Ministria për Komunitete dhe Kthim (Dalibor Jevtiq), Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal (Ivan Todosijeviq) dhe ajo e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (Nenad Rikallo) kanë mbetur pa ministra pasi drejtuesit e tyre tashmë janë larguar nga Qeveria (deklarativisht).
Arbresh.info ka kontaktuar edhe deputetin e Listës Serbe, Sllavko Simiq, por nuk ka arritur të marrë një përgjigje nga ai.
Një javë më parë, kryetari i Listës Serbe dhe kryetari i Mitrovicës së Veriut, Goran Rakiq ka bërë publike lajmin se Lista Serbe përfundimisht do të dalë nga Qeveria Haradinaj.
Ky vendim erdhi pas arrestimit të drejtorit të të ashtuquajturës Zyra për Kosovës në qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, në veri të Mitrovicës nga Njësia Speciale e Kosovës, pasi nuk e kishte përfillur vendim-ndalimin për hyrje në Kosovë./Mira Avdimetaj/Arbresh.info/
Banorët e Bibajve të Ferizajt protestojnë për reduktimet e r...
Juventusi ka një plan B në rast se dështon transferimi i Zir...
Izraeli arreston drejtorin e një spitali në veri të Gazës
Kurti dhe Nagavci vendosin gurthemelin e çerdhes në Rekë-Vat...
83 mijë metra katror banesa për të pastrehët në Tiranë
Qytetarët në Shkup sërish protestojnë kundër ndotjes së ajri...