Kryshefi Ekzekutiv i Postës së Kosovës, Sejdi Hoxha flet për gjendjen në ndërmarrjen publike
Kryshefi Ekzekutiv i Postës së Kosovës, Sejdi Hoxha në një konferencë të jashtëzakonshme ka folur për gjendjen në ndërmarrjen publike.
Ai ka thënë se gjendja është e jashtëzakonshme për shkak të grevës së puntorëve të postës për mosekzekutim të pagave.
““Ne ua kemi bërë me dije të gjithëve se në rast që nuk kryhet ekzekutimi i shërbimit postar atëherë do të vijmë në gjendje që nuk do të mund të ekzekutojmë pagat punëtorëve. Ne e jemi të obliguar që sipas ligjit ta kryejmë shërbimin me 0.40 cent e kryejmë një dërgesë por edhe Qeveria duhet të kryej obligimet e saj për shërbimin universal të postës. Ne kemi zgjedhur edhe rrugën ligjore përmes përmbaruesit privat ku obligon Qeverinë që ta mbuloj humbjen për shërbimin universal. Pas kësaj kjo ka shkuar edhe në Gjykatën Themelore ku i ka dhënë të drejt postës dhe i ka kërkuar Qeverisë ta mblojë shërbimin universal. Po ashtu edhe auditori e ka verifikuar që posta ka pësuar humbje”, ka thënë ai.
Hoxha ka thënë se Qeveria i ka borxh postës së Kosovës 5 milion euro.
“5 milion euro ne i kemi shpenzuar për shërbimet e Qeverisë ta ofruar shpenzimin universal postar por Qeveria nuk e ka kryer obligimin që ta mbuloj humbjen që është krijuar. Kemi pasur shumë kërkesa nga institucionet që të dërgojmë shërbime sepse me këtë çmim 0.40 cent nuk ofron asnjë institucion postar. I gjithë dokumentacioni ka shkuar në institucionet relevante dhe presim që Qeveria te reflektoj që të kryej obligimin e saj dhe të kryej pagesat që të mos lë punëtorët pa paga, dhe të mos e dëmtoj postën. Po ashtu kërkesat e punëtorëve janë të drejta dhe të ligjshme për këtë janë në grevë”, ka thënë ai.
Sipas tij Posta e Kosovës ka plan që të dal nga kriza financiare.
“Të gjitha fatura e shërbimeve publike i marrim në formë jo ligjore. Si të energjisë, ujit, mbeturinave shpërndahen në kundërshtim me ligjin. Janë dënuar shumë herë këto ndërmarrje sepse janë në kundërshtim me ligjin për shërbimet postare dhe në kundërshtim me konventën për të drejtat e njeriut. Faturat e shërbimeve duhet dërguar me postë sepse në të gjitha vendet e rajonit posta e kryen këtë shërbim. Kemi liçencë për këtë punë”, ka thënë ai duke shtuar që edhe bankat duhet dërguar gjendjen konsumatorëve.
“BQK i obligon të gjitha bankat që me anë të shërbimit postar t’ua dërgoj gjendjen bankare klientëve por ata ua dërgojnë me sms, dhe në qoftëse klienti e ndërron numrin atëherë llogaria ime i shkon dikujt tjetër. Në qoftëse postës i lejohet që të zbatoj ligjin si duhet atëherë posta nuk do të kishte krizë”
Hoxha ka thënë se edhe Telekomi i Kosovës i ka borxh postës.
“Telekomi i Kosovës i cili po ashtu është në krizë financiare është duke shfrytëzuar zyret në objektin e Postës. Ata i kanë 350 mijë euro borxh postës dhe edhe kjo ka ndikuar që të mos ekzekutohen pagat e punëtorëve”, ka theksuar ai./Arbresh.info
https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/545654839204759/