Google ADS

Qeveria i jep 20 milionë euro hua Trepçës

11:15 | 22 Shkurt 2023
A. B.

Ministria e Financave dhe Transfereve i ka dhënë sot 20 milionë euro hua ndërmarrjes publike “Trepça”.

Në mbledhjen e sotme të Qeverisë, ministri i Financave, Hekuran Murati, ka thënë se këto para janë kërkuar nga Trepça për investim në makineri produktive dhe në flotacion.

Sipas tij, ky huazim i mjeteve mundëson rritjen e prodhimit të Trepçës dhe përpunimit më efikas dhe bashkëkohor përmes makinerive të reja përpunuese. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme