Qeveria Haradinaj e cila numëron një numër të madh zëvendësministrash, njëjtë nuk qëndron dhe me çështjen e ministrave, pasi aktualisht ajo është duke funksionuar me dy ushtrues detyre të ministrave.
Më 1 gusht, ishte Albena Reshitaj e Aleancës Kosova e Re që dha dorëheqje nga pozita e ministres së Ambientit dhe Planifikimit Hapësinor, kurse ditë më parë Bajram Hasani i Nismës Socialedemokrate u lirua nga pozita e ministrit të Tregtisë dhe Industrisë, shkruan Indeksonline.
Në Qeverinë e Kosovës thonë se emërimi i dy ministrave të rinj do të bëhet brenda disa ditësh.
Zëdhënësja e Qeverisë, Donjeta Gashi ka thënë për Indeksonline se muaji tetor do të jetë vendimtar për këtë.
“Javën tjetër do të udhëtojmë për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të marr pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara dhe posa të kthehemi nga atje, menjëherë do të vendoset për emrat e dy ministrave të rinj”, ka theksuar Gashi.
Sipas saj, kur të kthehen presin që partitë të propozojnë emrat e tyre dhe në fillim të tetorit, MAPL dhe MTI-së të bëhen me udhëheqës.
Deri më tani, Aleanca Kosova e Re nuk ka menduar se kë do të emëroj në pozitë të ministrit të MAPL-së, e cila aktualisht drejtohet nga ushtruesi i detyrës, Fatmir Matoshi.
Në një prononcim për Indeksonline, Matoshi ka thënë se deri tash në parti nuk është diskutuar as për çështjen e emërimit të ministrit të ri e as a do të vazhdohet me ushtrues detyre.
Ndërkaq, sa i përket postit të Ministrit të Tregtisë dhe Industrisë, burime të Indeksonline kanë thënë se në vend të Bajram Hasanit pritet të emërohet këshilltari i kryetarit, Fatmir Limaj.
Bëhet fjalë për Endrit Shalën, i cili është edhe anëtar i Kryesisë së Nismës Socialdemokrate.
Kujtojmë se përveç që Qeveria Haradinaj aktualisht është me dy u.d të ministrave, ajo është bojkotuar tash e disa muaj edhe nga ministrat e Listës Serbe.
Ministrat e saj ndonëse mbajnë aktivitete, nga muaji mars nuk po marrin pjesë në asnjë mbledhje të Qeverisë së Kosovës, vendim të cilin e arsyetuan me arrestimin e Marko Gjuriqit, i cili kishte hyr në veri të vendit pa leje të institucioneve kosovare.
Viti për ta pushtuar Evropën: Yjet e rinj nga Kosova që syno...
Zelensky: Trump mund të luajë rol vendimtar për fundin e luf...
Pëlqimi për Sarën ishte lojë? Fitimi pas eliminimit zbulon t...
Parashikimi i motit për sot
Neymar ka gjetur tashmë klubin e ri, do të largohet si lojta...
Akuzat për pagesat e fshehta, gjykata dënon Donald Trump