Qeveria e Kosovës, nën udhëheqjen e Ramush Haradinaj, pritet të shënojë rekord tjetër në emërimin e zëvendësministrave.
Deri më tani, Qeveria Haradinaj ka emëruar 50 zëvendësministra. Sipas Haradinajt, kjo nuk shkakton humbje të mjeteve të buxhetit, “për shkak se dinamika e punës është ndryshe nga e kaluara”.
Por, kjo shifër nuk do të jetë vendimtare, pasi që kryeministri pritet që në ditët në vazhdim të emërojë edhe 20 zëvendësministra të rinj, e që numri i përgjithshëm i tyre do të shkojë në 70.
Burime të Telegrafit kanë bërë të ditur se në mesin e këtyre zëvendësministrave të rinj që pritet të emërohen, 16 do të jenë vetëm nga Partia Demokratike e Kosovës pasi që, siç thonë burimet, “në bazë të marrëveshjes për bashkëqeverisje PDK-së i takojnë gjithsejtë 21 zëvendësministra, e deri tash janë emërua vetëm katër”.
Telegrafi po ashtu ka mësuar se në mesin e emrave që pritet të emërohen në postin e zëvendësministrit nga PDK-ja, pritet të jenë: Rafet Rama, Avni Kastrati, Shaip Muja, Bislim Zogaj, Fadil Nura, Rexhep Hoti, Mevludin Krasniqi etj.
Arabia Saudite do të ndalojë alkoolin gjatë Botërorit 2030
Pas sulmit në Magdeburg seancë e posaçme në Bundestag
Slot lavdëron një futbollist për paraqitje të mrekullueshme ...
35-vjetori i themelimit të LDK-së, Abdixhiku sot bën homazhe...
Mblidhet KQZ për certifikimin e 17 subjekteve tjera politike
Sot diskutohet për transparencën parlamentare