Ministrat më të pasur në qeverinë “Haradinaj” janë: Behgjet Pacolli, Besim Beqaj, Pal Lekaj, Dardan Gashi, Abelard Tahiri, …
Shumica e ministrave në Qeverinë e Ramush Haradinajt janë milionerë. Më i pasuri në kabinetin e Haradinajt pa dyshim se është lideri i AKR-së, Behgjet Pacolli, njëherësh ministër i Punëve të Jashtme, pasuria e të cilit në bazë të deklarimeve të tij të fundit, përkatësisht të vitit 2013, arrin në rreth 300 milionë euro, transmeton zeri.info.
Gazeta “Zëri” ka bërë një kalkulim të pasurisë së kabinetit të kryeministrit të ri Haradinaj, pasuria e të cilëve kalon shumën prej 312 milionë eurosh pa i përfshirë këtu edhe disa ministra të rinj, të cilët më herët nuk kanë bartur funksione të larta shtetërore dhe nuk e kanë pasur për obligim ta deklarojnë pasurinë.
Haradinaj 700 mijë euro patundshmëri, 120 mijë euro të hyra
Shefi i Qeverisë, Ramush Haradinaj, ka deklaruar patundshmëri në vlerë prej 700 mijë eurosh, ndërsa të hyrat vjetore familjare të tij janë rreth 120 mijë euro, duke përfshirë këtu pagën e tij dhe pensionin invalidor prej 18 mijë eurosh në vit, 74 mijë euro qira vjetore nga shtëpia, si dhe 30 mijë euro të hyra vjetore të bashkëshortes.
Zëvendësi i tij i parë Behgjet Pacolli, njëherësh ministër i Jashtëm, ka deklaruar më herët pasuri prej 300 milionë eurosh, zëvendëskryeministri Enver Hoxhaj ka deklaruar patundshmëri dhe para të gatshme 350 mijë euro, zëvendëskryeministri Fatmir Limaj ka deklaruar patundshmëri prej 820 mijë eurosh, zëvendëskryeministri Dalibor Jevtiq ka 440 mijë euro patundshmëri dhe para të gatshme, si dhe zëvendëskryeministri Dardan Gashi, njëherësh ministri i Diasporës, ka patundshmëri në vlerë prej mbi 1 milion eurosh.
Ministri i Financave Bedri Hamza ka deklaruar pasuri në vlerë prej 220 mijë eurosh, ministri i Shëndetësisë Uran Ismaili ka pasuri 150 mijë euro, ministri i Kulturës Kujtim Gashi ka pasuri prej rreth 380 mijë eurosh.
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...