“Ndarja e territorit të Kosovës, shkëmbimi i territorit apo çfarëdo opsioni që ka si qëllim ndryshimin e kufijve nuk është opsion fare për Qeverinë e Kosovës, është vijë e trashë e kuqe dhe e pakalueshme për ne”, tha për Radion Evropa e Lirë Avni Arifi, këshilltar i kryeministrit Haradinaj.
“Do të thotë, kjo është një vijë e pakalueshme për ne”, theksoi ai.
“Ata që tentojnë, mendojnë që duke ndryshuar kufij, (me) shkëmbim territoresh, duke sjellë tema të tilla në tavolinë në këtë formë, ata njerëz vërtet synojnë që ta kthejnë Ballkanin në periudhën e errët”, tha Arifi.
Sipas tij, Qeveria e Kosovës nuk do të hyjë në asnjë mënyrë në një proces të ridizajnimit të kufijve në Ballkan.
Komentet e Arifit pasojnë deklaratat e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, sipas të cilit, për Serbinë do të ishte “më mirë diçka sesa asgjë”.
Ndarja e Kosovës është përmendur në disa raste publikisht edhe nga ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiq.
Izraeli arreston 240 palestinezë, përfshirë mjekë pas bastis...
Rizvanolli i quan “gënjeshtra” pretendimet se pajisjet efiçi...
Inter e mbyll me stilin vitin 2024 – mposht me rezultat komo...
Këmbësori goditet nga vetura te Bill Clintoni në Prishtinë
KOSTT: Rikthehet furnizimi me rrymë në Gjilan
Rriten rastet e norovirusit në ShBA