Qeveria Haradinaj i përgjigjet Ambasadës Amerikane për demarkacionin

14:46 | 15 Nëntor 2017
M. A.

Qeveria e Kosovës është e vendosur që t’i shkojë deri në fund çështjes së kufirit me Malin e Zi, pavarësisht kundërshtimeve të mëdha që po i bëhen nga ndërkombëtarët, e së fundmi edhe nga ambasada amerikane e Kosovës. Komisioni i ri i kryesuar nga Shpejtim Bulliqi as pas prezantimit të së hënës, nuk e ka bindur ambasadën amerikane se versioni aktual është i gabuar. Për Express, duke iu përgjigjur deklaratave të kësaj ambasade, Halil Matoshi nga Qeveria Haradinaj tha se i kuptojnë shqetësimet e ndërkombëtarev por presin nga Komisioni me të gjeturat tjera për të vazhduar tutje.

Ambasada e Shteteve të Bashkuara përmes një reagimi për media të martën, tha ishin zhgënjyer nga raportimi i djeshëm i komisionit të ri për kufirin para komisionit të Kuvendit për Integrime Evropiane. Sipas tyre, pohimet e këtij komisioni ishin të pabazuara, çorientuese, dhe të gabueshme.

Por Halil Matoshi, nga Qeveria Haradinaj tha për Express të mërkurën se i kuptojnë shetqsime e miqve ndërkombëtar, por qëllimi i tyre përmes këtij komisioni është të arrihet në një zgjidhje.

“I kuptojmë shqetësimet e partnerëve ndërkombëtarë për këtë çështje dhe njëkohësisht konsiderojmë se adresimi i çështjes së demarkacionit prej nisjes së punës së Qeverisë Haradinaj është bërë me qëllim të zgjidhjes së kësaj çështjeje”, tha Matoshi.

Sipas tij, komisioni për Shënjimin dhe Mirëmbajtjen e Kufirit Shtetëror pritet së shpejti të prezantojë një raport me gjetjet e tij dhe i njëjti pasi të vlerësohet e analizohet do të procedohet më tutje për ta përmbyllur procesin.

Mirëpo, ambasada amerikane goditi ashpër Shpejtim Bulliqin dhe Flroim isufin, që të dy pjesë e komisionit, dukë thënë se në vitin 2015 Departamenti i Shtetit konfirmoi se marrëveshja origjinale saktësisht pasqyronte vijën kufitare që ka ekzistuar mes Kosovës dhe Malit të Zi që nga viti 1974.

“Që nga ajo kohë, nuk kanë dalë fakte që do ta vënin në dyshim atë vendim. Vënia në dyshim e marrëveshjes dhe zvarritja e procesit të ratifikimit kërcënojnë marrëdhëniet e Kosovës me fqinjët e saj dhe me BE-në, dhe e lënë Kosovën dhe qytetarët e saj të izoluar”, tha ndër tjerash kjo ambasadë.

Komisioni i kryesuar nga Shpejtim Bulliqi të hënën mori reagime të ashpra nga deputetët e Kuvendit, dukë thënë se ai nuk ka sjellur fakte të reja.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme