Qeveria Haradinaj, 600 vendime për 10 muaj

12:12 | 13 Korrik 2018
M. A.

Qeveria e Kosovës ka miratuar Draftraportin e punës së Qeverisë për periudhën shtator 2017-korrik 2018.

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj tha se gjatë kësaj kohe janë marrë 600 vendime, të cilat janë aprovuar nga Qeveria.

“Ky raport pas aprovimit në Qeveri dërgohet në Kuvend. Ky raport është një pasqyrë e punës sonë. Ky raport vërteton një dinamikë të punës që nuk ka qenë ndonjëherë në vend. Një dinamikë e vetmja e këtillë prej se ekzistojnë Qeveria, që nga pavarësia e Kosovës”, tha ai.

Kabineti qeveritar ka ndarë mjete financiare në vlerë prej 45 mijë euro, për zbatimin e projektit “Përmirësimi racor i gjedhit dhe rritja e vetive prodhuese të lopëve qumështore në fermat e Kosovës”.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme