Qeveria e Republikës së Kosovës ushtron pushtetin ekzekutiv në pajtim me Kushtetutën dhe ligjet dhe fton qytetarët t’i bashkohen qëllimit të përbashkët për udhëheqje të bazuar në meritokraci. Zbrazëtitë e mungesat në pozita udhëheqëse të institucioneve duhet të plotësohen me profesionistë të kualifikuar e të përgjegjshëm.
Zyra e Kryeministrit, fton të gjithë të interesuarit/at, me kualifikimet e nevojshme, që të aplikojnë në konkursin e shpallur për përzgjedhjen e kryetarit dhe dy (2) anëtarëve të Organit Shqyrtues të Prokurimit Publik (OSHP).
Ky proces rekrutimi do të monitorohet nga përfaqësues të Projektit Britanik për Emërime në Pozita të Larta Drejtuese. Kandidatët njoftohen që emrat, rezultatet dhe kualifikimi i kandidatëve me rangimin më të lartë në këtë proces, do të publikohen në uebfaqen e projektit dhe që me të aplikuar për këtë pozitë do të konsiderohet se është dhënë pëlqimi për publikim.
Do të konsiderohet gjithashtu se është dhënë pëlqimi për Projektin e Ambasadës Britanike për përkrahje të Rekrutimeve të Pavarura për t’u qasur në dokumente të dorëzuara në zarfin e aplikimit, me ç’rast informatat e tilla do të fshihen përgjithmonë pasi të ketë përfunduar vlerësimi.
Inkurajohen të gjithë të interesuarit/at nga komunitetet jo-shumicë, gratë dhe të interesuarit/at e tjerë që të aplikojnë në këtë konkurs./arbresh.info/
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu miraton “në ...
Mehmetaj gjen “një dallaver tjetër mbi 100 mijë euro” në min...
PS propozon datën 11 maj për zgjedhjet parlamentare
Real Madridi merr një goditje të rëndë, konfirmohet lëndimi ...
Sara: Dua të heq anash çdo emocion
Fjalimi i Presidentes, Tahiri: Deklaratat se nuk mund t’i be...