Ministria e Financave ka ftuar të gjithë qytetarët të regjistrohen për kalim në pension parcial kontribuiv deri më datë 31 dhjetor 2023.
Në njoftimin e Ministrisë thuhet se të gjithë pensionistët që për shkak të largimit të dhunshëm nga puna në vitet 90-ta nuk kanë pasur mundësi të plotësojnë 15 vite stazh pune kanë mundësinë të kalojnë në kategorinë e pensionit parcial kontribuiv.
“Të gjithë pensionistët që për shkak të largimit të dhunshëm nga puna në vitet 90-ta nuk kanë pasur mundësi të plotësojnë 15 vite stazh pune kanë mundësinë të kalojnë në kategorinë e pensionit parcial kontribuiv”, thuhet në njoftim, shkruan Arbresh.info
Njoftimi i plotë:
Njoftojmë të gjithë qytetarët se mund të regjistrohen për kalim në pension parcial kontribuiv deri më datë 31 dhjetor 2023
Të gjithë pensionistët që për shkak të largimit të dhunshëm nga puna në vitet 90-ta nuk kanë pasur mundësi të plotësojnë 15 vite stazh pune kanë mundësinë të kalojnë në kategorinë e pensionit parcial kontribuiv.
Të gjithë ata të cilët nuk kanë pasur mundësi të aplikojnë përmes formularit elektronik, kanë mundësinë që akoma të aplikojnë duke u paraqitur në Zyrat
Pensionale në Rajonin e tyre përkatës dhe dorëzuar dokumentacionin si në vijim:
Kopjen e letërnjoftimit të vlefshëm të Republikës së Kosovës; dhe
Dëshmi se janë larguar nga puna si rezultat i aplikimit të masave të dhunshme e cila mund të jetë njëra nga dokumentet në vijim:
Libreza e punës e mbyllur në vitet e aplikimit të masave të dhunshme, nga 01.01.1989 e tutje;
Vendimi i largimit nga puna si rezultat i aplikimit të masave të dhunshme;
Lista e punëtorëve të institucioneve dhe organizatave/sindikatave të pavarura, të larguar nga puna si pasojë e masave të dhunshme pas 01.01.1989, e vërtetuar nga institucioni përkatës;
Regjistri i protokollit të organizatave punuese që janë privatizuar, i vërtetuar nga institucioni përkatës;
Dëshmi nga ish BVI-ja e punësimit;
Dëshmi për reduktim të vendeve të punës, për shkak të masave të dhunshme të tepricës teknologjike;
Formulari M-2 për ndërprerjen nga sigurimi;
Çdo dëshmi tjetër të cilën pala e posedon dhe e cila dëshmon se i njëjti është larguar nga puna në vitet 90-ta si rrjedhojë e masave të dhunshme.
Të gjithë qytetarët që kanë pyetje në lidhje me kalimin në pension parcial kontribuiv mund të kontaktojnë zyrat e pensioneve në rajonin e tyre përkatës.
• Rajoni i Prishtinës: 038-213-268
• Rajoni i Prizrenit: 0290-242-454
• Rajoni i Pejës: 039 431 217
• Rajoni i Gjilanit: 0280 324 555
• Rajoni i Gjakovës: 0390 326 999
• Rajoni i Mitrovicës: 028 533 010
• Rajoni i Ferizajt: 029 320 403
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...