Qeveria formon komisionin për vlerësimin e drejtorit të AZhB-së

12:31 | 9 Tetor 2024
E.K

Qeveria e Kosovës ka miratuar formimin e komisionit për vlerësimin e drejtorit të Agjencisë për Zhvillimin e Bujqësisë (AZhB).

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, prezantoi para kabinetit propozim-vendimin për emërimin e Komisionit ad-hoc për Vlerësimin Profesional të drejtorit ekzekutiv të AZhB-së.

Ky propozim u miratua në mbledhjen e ekzekutivit, ndërsa ministri Peci theksoi se komisioni përbëhet nga përfaqësues të institucioneve dhe ekspertë të jashtëm.

“Zgjidhja e drejtorit të AZhB-së përbën një hap të rëndësishëm lidhur me menaxhimin e kësaj Agjencie, si Agjenci kyçe në implemintimin e politikave zhvillimore në nivel vendi”./Arbresh.info

Të ngjashme