Qeveria e Kosovës ende nuk ka marr vendim nëse këtë vit do të aplikojë për anëtarësim në Organizatën së Kombeve të Bashkuara për Arsim, Shkencë dhe Kulturë (UNESCO).
Në Qeveri thonë se janë duke u konsultuar me mekanizmat relevant ndërkombëtarë dhe aleatët, pastaj do të marr vendim nëse do të dorëzojë aplikimin, shkruan lajmi.net.
Ndonëse zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm, Behgjet Pacolli javë më parë kishte deklaruar se Kosova i ka votat për anëtarësim është një tjetër pengesë që po e vështirëson aplikimin për tu anëtarësuar në këtë organizatë.
Drejtori i Zyrës për Komunikim në Qeverinë e Kosovës, Halil Matoshi ka thënë për lajmi.net se janë dy ligie të rëndësishme që duhet kryer, që sipas tij, është dashur të kryhen në vitin 2015.
“Qeveria është në konsulta me të gjithë mekanizmat relevant ndërkombëtar si dhe me aleatët strategjik të Republikës së Kosovës dhe në koordinim të plotë me ta do të vendosë rreth aplikimit ose jo në UNESCO”,
“Qeveria Haradinaj është tre javë në detyrë, prandaj nuk është arritur të përmbyllen dy ligje kruciale për UNESCO-n, ai për liritë fetare dhe ai për trashëgiminë kulturore edhe pse Kosova është dashur që t’i përmbyllë ato që nga viti 2015”, është shprehur Matoshi.
Ish-zëvendësministri i Jashtëm, Valon Murtezaj ditë më parë për lajmi.net ka thënë se Qeveria aktuale duhet ta dorëzojë aplikimin, por që sipas tij nuk edhe shumë kohë.
Ndonëse Qeveria e Kosovës ende nuk vendim nëse do të aplikojë për anëtarësim në UNESCO, zyrtarë të shtetit të Serbisë thonë se tashmë Kosova ka humbur afatin për aplikim.
Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiq sot në mënyre ironike u ka bërë thirrje institucioneve të Kosovës që të aplikojnë.
“Ata mund të paraqesin një kërkesë në konferencën e përgjithshme sepse herën e fundit kërkesa e tyre u miratua nga Këshilli Ekzekutiv. Kjo është një mishmash. Jepni pse nuk provoni? Unë nuk e provokoj askënd”, ka thënë Daçiq për RTS.
Kosova kishte dështuar të anëtarësohet në UNECSO në vitin 2015 për vetëm 3 vota.. Nga 171 shtete që morën pjesë në votim në Këshillin e UNESCO-s 92 shtete votuan për, 50 kundër dhe 29 shtete abstenuan.
Pamje nga veriu, pas shpërthimit në kanalin e ujit në Zubin ...
Rusia thotë se ka bombarduar forcat antiqeveritare në Siri
Vota e emigrantëve, kreu i KQZ: 30 ditë nuk mjaftojnë për po...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, KEK shpreson në sanimin e shpejtë...
Kryetari i Zubin Potokut: Shpërthimi në Ibër Lepenc nuk ka d...
Shpërthimet në veri, Haradinaj: Organet e sigurisë të bashkë...