Qeveria emëron Bordin e ri të Fondit të Sigurimeve Shëndetësore

14:28 | 4 Korrik 2022
K.B

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e mbajtur sot ka miratuar përbërjen e re të Bordit të Fondit të Sigurimeve Shëndetësore.

Ministri Rifat Latifi kërkoi nga kabineti qeveritar që të miratojnë bordin e ri të këtij fondi.

“Me qëllim të funksionalizimit të këtij organi shumë të rëndësishëm për shëndetësinë e Kosovës propozoj që ta aprovojmë bordin me këtë përbërje: Dafina Gexha-Bunjaku nga Ministria e Shëndetësisë, Ahmet Ismaili e Klit Shala nga Ministria e Financave dhe Transfereve, Kastriot Meqa nga Oda e Mjekëve, Agreta Gashi nga SHSKUK, Fahri Shabani nga Asociacioni i Komunave të Kosovës dhe Muhamedali Kodra nga Shoqata e Pacientëve”, tha Latifi.

Pas kësaj formimi i bordit me përbërjen e re mori votat e plota nga kabineti qeveritar. /arbresh.info./

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme