Google ADS

Qeveria e RMV-së pranon propozimin e KSI-së: Viti shkollor fillon më 1 shkurt

23:17 | 17 Janar 2022
Arditë Shkodra

Kryeministri Dimitar Kovaçevski njofton se Qeveria ka pranuar propozimin e Shtabit të Krizës me çka viti shkollor do të fillojë më 1 shkurt.

“Shtyhet për 1 shkurt nisja e gjysmëvjetorit të dytë për arsimin fillor dhe të mesëm.

Këtë vendim e morëm në seancën e dytë të sotme të Qeverisë në interes të mbrojtjes shëndetësore, në përputhje me informacionin epidemiologjik se vendi është në pikun e infektimit.

Vendimi për vazhdimin e semestrit të dytë më 1 shkurt nuk do të ndikojë në përfundimin e vitit shkollor dhe ai do të përfundojë më 10 qershor, me përshtatjen e duhur të kurrikulës”, shkruan Kovaçevski.

Të ngjashme