Qeveria e re e Serbisë e propozuar nga mandatari Millosh Vuçeviq, përbëhet kryesisht nga njerëz të vjetër, të cilën emërohen në poste të reja apo rikthehen në poste që kishin dikur. Siç paralajmëroi mandatari, qeveria e tij do të përbëhet nga 25 ministri dhe pesë ministra pa portofol.
Në pozitën e zëvendëskryeministrit emërohet i sanksionuari nga SHBA, Aleksandar Vulin, ish-udhëheqës i shërbimit të inteligjencës serbe (BIA). Ndërsa ministri i jashtëm Ivica Daçiq, rikthehet në Ministrinë e Punëve të Brendshme, ndërsa ministër i Mbrojtjes emërohet Bratisllav Gashiq, deri më tash ministër i Policisë.
Marko Gjuriq, ish-ambasador i Serbisë në SHBA i cili së fundmi u pa në fotografi me udhëheqësin e sulmit në Banjskë, Milan Radoiçiq, emërohet ministër i Punëve të Jashtme.
Në qeverinë e re serbe po ashtu janë propozuar edhe njerëz të tjerë që mbajnë lidhje me Rusinë dhe që janë sanksionuar nga Perëndimi, siç është Nenad Popoviq, i cili emërohet ministër pa portofol.
Mandatari Vuçeviq tha se në mesin e ministrave, prej të cilëve gjithsej 31, janë tetë prej tyre që nuk kanë qenë asnjëherë ministra, ndërsa sipas tij, 10 anëtarë të qeverisë së re janë gra.
Kujtojmë, ishte Natasha Kandiq, themeluesja e Fondit për të Drejtën Humanitare, ajo që reagoi pasi presidenti serb, Aleksander Vuçiq mandatoi ish-ministrin serb të Mbrojtjes, Millosh Vuçeviq për formimin e qeverisë së re serbe.
Kandiqi në platformën X thotë se Vuçeviq para se të bëhet kryeministër, duhet të tregojë vendvarrimin e trupave të Rukie dhe Feriz Krasniqit të vrarë në Kosovë.
“Le të kërkojmë nga shefi i ushtrisë serbe, gjenerali Milan Mojsiloviq dhe ministri i Mbrojtjes, Millosh Vuçeviq, të zbulojnë vendin ku u varrosën trupat e Rukije dhe Feriz Krasniqit, të vrarë nga pjesëtarët e Ushtrisë së Jugosllavisë më 27 mars 1999 në fshatin Sushicë”, ka shkruar ajo./rtk
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...